Janar 01, 2024 19:48 Europe/Tirane
  • Rusia do të intensifikojë sulmet ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë, pas një sulmi të paprecedent ukrainas të kryer gjatë fundjavës në qytetin rus Belgorod.

Sulmi i së shtunës në Belgorod la të vrarë 24 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Ky sulm erdhi pasi Moska kreu një sulm të shkallës së gjerë ndaj qyteteve ukrainase.

“Ne do të intensifikojmë sulmet. Asnjë krim ndaj civilëve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, kjo është e sigurt”, tha Putin të hënën gjatë një vizite në një spital ushtarak.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të godasë objektet ushtarake ukrainase”.

“Ne po e bëjmë këtë sot, do ta bëjmë nesër dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu”, tha Putin.

Ai tha se Moska dëshiron t’i japë fund konfliktit “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por “vetëm sipas kritereve tona”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS. Presidenti rus përsëriti se Ukraina po përdoret nga Perëndimi që të zgjidhë problemet që Perëndimi ka me Rusinë.

 

Tags