Arrestim masiv i spiunëve të Mossad-it në Turqi
Forcat turke të sigurisë i dhanë një goditje të rëndë Mosadit duke arrestuar spiunët e regjimit sionist në këtë vend.
Forcat turke të sigurisë arrestuan 34 spiunë të Mossad-it. Ata ishin shtetas të disa shteteve, përfshirë Turqinë, Irakun, Sirinë, Libanin dhe Palestinën dhe shumica prej tyre vepronin me mbulesën e bindjeve islamike. Personat në fjalë, kishin si qëllim rrëmbimin e njerëzve dhe mbledhjen e informacioneve. Në sulmin e policisë turke në tetë provinca të këtij vendi u arrestuan shtetas të 57 vendeve. Ministri turk i brendshëm njoftoi se të dyshuarit ishin punësuar për të spiunuar palestinezët që jetonin në Turqi dhe ishin në kontakt me autoritetet sioniste përmes rrjeteve sociale. Ministri i Brendshëm i Turqisë deklaroi se nuk do të lejojë kurrë veprimtari spiunazhi kundër unitetit kombëtar të Turqisë. Burime turke thanë se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar edhe rreth 150 mijë euro dhe një armë zjarri e paregjistruar dhe informacione dixhitale.