Gjermania dërgon fregatën "Hessen" në Detin e Kuq
(last modified Sun, 14 Jan 2024 08:56:24 GMT )
Janar 14, 2024 09:56 Europe/Tirane
  • Gjermania dërgon fregatën

Gjermania njoftoi se në kuadër të operacionit të ardhshëm të Bashkimit Europian në Detin e Kuq në këtë rajon do të dërgojë fregatën “Hessen”.

Sipas IRNA, gazeta Welt am Sonntag të shtunën shkroi se Gjermania po planifikon gjithashtu të dërgojë ushtarët e saj në Detin e Kuq për të kapur raketat dhe dronët jemenas.  Fregata Hessen është e pajisur me raketa kundërajrore, sistem radar zbulimi dhe helikopterë sulmues. Sistemet e identifikimit të kësaj fregate janë në gjendje të identifikojnë dhe monitorojnë një mijë objektiva në të njëjtën kohë. Pritet që Bashkimi Evropian të shpallë formimin e një force të re që muajin e ardhshëm do të dërgohet në Detin e Kuq. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me 8 vende të tjera, të premten në mëngjes sulmuan pozicionet e Ansarullahut në Jemen pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka kërkuar Ansarullahut të Jemenit që të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe linjave detare.  Kjo rezolutë bën thirrje për përmbajtje nga përshkallëzimi i tensioneve në Detin e Kuq dhe në rajon dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të forcojnë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund krizës, duke përfshirë mbështetjen e dialogut dhe procesin e paqes në Jemen. Burimet e lajmeve raportuan të premten se Ushtria Kombëtare e Jemenit ka vënë në shënjestër anijet e Shteteve të Bashkuara në Detin e Kuq në përgjigje të agresionit ajror të SHBA dhe Britanisë kundër Jemenit.