Turqia arreston 18 persona nën akuzat për përkrahje terrorizmi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153906-turqia_arreston_18_persona_nën_akuzat_për_përkrahje_terrorizmi
Policia turke ka arrestuar 18 persona “përkrahës të terrorizmit”, veprim ky që erdhi pas vrasjeve të ushtarëve turq në Siri dhe Irak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 15, 2024 19:51 Europe/Tirane
  • Turqia arreston 18 persona nën akuzat për përkrahje terrorizmi

Policia turke ka arrestuar 18 persona “përkrahës të terrorizmit”, veprim ky që erdhi pas vrasjeve të ushtarëve turq në Siri dhe Irak.

Nëntë ushtarë turq kanë vdekur në përleshjet me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior të premten, duke bërë që Ankaraja të kryejë sulme ajrore dhe operacione në Irak dhe Siri.

Megjithatë, forcat turke godasin rregullisht militantët e PKK-së me bazë në malet e Irakut verior.

Ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se policia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për “përkrahje të terrorizmit, përhapje të propagandës dhe informacioneve mashtruese” mbi operacionet e Turqisë në Irak. Gjithashtu, urdhër-arrest është lëshuar edhe për 19 banorë tjerë të Turqisë, dhe 133 të tjerë që gjenden jashtë vendit.

Në lidhje me arrestimet, nuk pati reagim nga PKK e cila rrallëherë konfirmon sulme ndaj saj.