GJND urdhëron Izraelin të ndalë aktet e gjenocidit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154344-gjnd_urdhëron_izraelin_të_ndalë_aktet_e_gjenocidit_në_gaza
Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar regjimin izraelit të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2024 16:33 Europe/Tirane
  • GJND urdhëron Izraelin të ndalë aktet e gjenocidit në Gaza

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar regjimin izraelit të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte pjesë e vendimit të saj të përkohshëm mbi masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut në padinë e saj kundër Izraelit për gjenocidin në Rripin e Gazës.

Gjykata i kërkoi Izraelit të përpiqet të frenojë vdekjen dhe dëmtimin në Rripin e Gazës dhe e paralajmëroi atë që të "marrë të gjitha masat në fuqinë e tij për të parandaluar" aktet që mund të bien ndesh me Konventën e OKB-së për gjenocidin, të miratuar në vitin 1948.

Gjykata gjithashtu urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar aktet e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Rripin e Gazës.

Izraeli duhet të marrë "masa të menjëhershme dhe efektive për të mundësuar urgjentisht ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme dhe ndihmës humanitare për të adresuar kushtet e pafavorshme të jetës me të cilat përballen palestinezët", tha Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ajo urdhëroi regjimin izraelit që brenda një muaji të raportonte për masat që i ishte kërkuar të merrte.

Palestinezët janë një grup i mbrojtur sipas konventës së gjenocidit, tha gjykata, duke vënë në dukje se ajo ka juridiksion për të vendosur në këtë rast.