Demonstrata në Spanjë kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154398-demonstrata_në_spanjë_kundër_gjenocidit_të_izraelit_në_gaza
Rreth 20 mijë persona protestuan në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, kundër “gjenocidit” në Gaza dhe mbështetën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 28, 2024 08:18 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Spanjë kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza

Rreth 20 mijë persona protestuan në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, kundër “gjenocidit” në Gaza dhe mbështetën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër regjimit sionist.

Sipas IRNA, duke cituar AFP, shumë protestues mbanin në duar pankarta dhe fotografi për "gjenocidin" në Gaza. Gjithashtu, disa njerëz kishin në duar pankarta që shprehnin mirënjohje dhe falënderim për Afrikën e Jugut për padinë kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Spanja është një nga vendet evropiane që ka marrë qëndrime të forta kritike kundër Izraelit dhe ka mbështetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qëndrimet e qeverisë spanjolle dhe aktivistëve kanë shkaktuar tensione në marrëdhëniet mes Madridit dhe Tel Avivit. Të premten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli vendimin e saj të posaçëm për ankesën e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe nevojën për të marrë masa të jashtëzakonshme. Bazuar në këtë vendim, regjimi sionist duhet të marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet dhe vrasjet kolektive Ky regjim gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë krimin e gjenocidit dhe të marrin masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.