Koreja e Veriut lëshoi ​​me sukses disa raketa cruise
(last modified Tue, 30 Jan 2024 07:15:42 GMT )
Janar 30, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut lëshoi ​​me sukses disa raketa cruise

Koreja e Veriut ka njoftuar se ka lëshuar me sukses disa raketa cruise nga një nëndetëse.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) publikoi imazhe duke thënë se Pheniani nga një nëndetëse lëshoi disa raketa crusie Strela-3-31. Dje në mëngjes, shefi i shtabit të përbashkët të Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa të tjera cruise përgjatë bregut lindor për herë të dytë në më pak se një javë.  Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri testimin e raketave, të cilat janë të ngjashme me raketat strategjike cruise që Koreja e Veriut  i lëshoi javën e kaluar. Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara (Pentagoni) në një deklaratë njoftoi se Uashingtoni është plotësisht i vetëdijshëm për kërcënimin e paraqitur nga programet ushtarake të Phenianit dhe është i përkushtuar të mbrojë Korenë e Jugut dhe Japoninë kundrejt këtyre kërcënimeve, raportoi CBS News. Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka testuar një sërë armësh, duke përfshirë sistemet e raketave balistike dhe projektin e ndërtimit të një droni nënujor. Vendi ka njoftuar vazhdimisht se ka filluar të rrisë fuqinë parandaluese për shkak të veprimeve provokuese të Shteteve të Bashkuara dhe dy aleatëve rajonalë të Uashingtonit, Seulit dhe Tokios.