Këshilli i Sigurimit shpreh shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154496-këshilli_i_sigurimit_shpreh_shqetësimin_për_përkeqësimin_e_situatës_në_gaza
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke shprehur shqetësimin për situatën "e tmerrshme" brenda Gazës, u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të bashkëpunojnë me Koordinatorin Humanitar të OKB-së për Gazën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 31, 2024 09:03 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit shpreh shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke shprehur shqetësimin për situatën "e tmerrshme" brenda Gazës, u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të bashkëpunojnë me Koordinatorin Humanitar të OKB-së për Gazën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në një deklaratë të tij shprehu shqetësimin e tij për "përkeqësimin e shpejtë të situatës humanitare në Gaza". Kjo ndodh ndërkohë që regjimi izraelit vazhdon të bombardojë pa mëshirë Rripin e Gazës dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka arritur ende të miratojë një rezolutë për vendosjen e armëpushimit në Gaza për shkak të kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara si anëtare e përhershme e këtij këshilli dhe me të drejtë veto. Në të njëjtën kohë, shumë vende perëndimore kanë ndaluar së ndihmuari Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez, e njohur si UNRËA, ofruesi kryesor i ndihmës në Gaza, pas akuzave të Izraelit kundër 12 punonjësve të organizatës për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit 2023 të Hamasit kundër Izraelit. Një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Anglinë dhe Gjermaninë, pas akuzave të regjimit izraelit kundër UNRËA se 12 punonjës të tij bashkëpunuan me lëvizjen Hamas në kryerjen e operacionit të stuhisë Al-Aksa më 7 tetor, kanë ndërprerë ndihmën e tyre për këtë organizatë. Zëdhënësi i UNRËA të hënën tha: Nëse ndihma ndërpritet, agjencia pas fundit të shkurtit nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë dhe të ofrojë shërbime në të gjithë rajonin, duke përfshirë Gazën.