Janar 31, 2024 19:11 Europe/Tirane
  • Putin: Avioni ynë Ilyushin u rrëzua nga sistemi amerikan Patriot

Presidenti i Rusisë tha të mërkurën se avioni “Ilyushin-76” i Rusisë është vënë në shënjestër nga Ukraina me sistemin e mbrojtjes raketore Patriot.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se avioni ushtarak që u rrëzua një javë më parë në rajonin Belgorod të Rusisë nga Ukraina u godit nga sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot i prodhimit amerikan.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Putin gjatë një takimi në Moskë tha: “Hetimet kanë vërtetuar se ky aeroplan është rrëzuar nga sistemi amerikan Patriot”.

Putin tha se Rusia insiston në kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit, duke thënë se ai nuk e di pse Ukraina e rrëzoi avionin.

Të mërkurën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukrainën për rrëzimin e një avioni me 65 ushtarë ukrainas të përgatitur për shkëmbim të të burgosurve.

Në lidhje me këtë Putin tha: "Forcat e armatosura ukrainase rrëzuan aeroplanin tonë "Ilyushin-76", i cili mbante 65 ushtarë ukrainas që ishin të destinuar për shkëmbim. Nuk e di pse e bënë këtë”.

 

Tags