Shkurt 05, 2024 07:19 Europe/Tirane
  • Turqia do të furnizojë me dronë Egjiptin

Turqia ka rënë dakord që të furnizojë Egjiptin me dronët e saj, ka njoftuar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ky veprim vjen pasi të dy vendet kanë normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, më 14 shkurt do të udhëtojë në Egjipt për të realizuar vizitën e parë me homologun e tij Abdel Fattah al-Sisi  pas përmirësimit të marrëdhënieve Ankara-Kajro.

Në takim do të diskutohen çështje dypalëshe rajonale si tregtia, energjia, dhe siguria, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk.

“Normalizimi i marrëdhënieve tona është i rëndësishëm që Egjipti të ketë teknologji të caktuara. Ne kemi një marrëveshje për t’i ofruar si mjete ajrore pa pilot dhe teknologji të tjera”, tha Fidan, pa përmendur më tej detaje të paktit.

 

Tags