Shkatërrim i gjerë nga zjarret e pyjeve në Kili
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154670-shkatërrim_i_gjerë_nga_zjarret_e_pyjeve_në_kili
Të paktën 46 njerëz raportohet se kanë humbur jetën teksa zjarre të përbindshme kanë përfshirë rajone qendrore e jugore në Kili, ku nga më të prekurit është Valparaíso.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 05, 2024 19:53 Europe/Tirane
  • Shkatërrim i gjerë nga zjarret e pyjeve në Kili

Të paktën 46 njerëz raportohet se kanë humbur jetën teksa zjarre të përbindshme kanë përfshirë rajone qendrore e jugore në Kili, ku nga më të prekurit është Valparaíso.

President Gabriel Boric ka paralajmëruar se numri i viktimave nga zjarret ka gjasa të rritet.

Dje ministrja e brendshme e Kilit, Carolina Tohá, tha se ishin aktualisht 92 zjarre në pyjet e zonave qendrore e jugore të vendit, që ishin përfshirë nga një periudhë e pazakontë temperaturash të larta.

Zyrtarët kilianë u shprehën se zjarret më shkatërrimtare ishin në rajonin Valparaíso, ku autoritetet nxisnin banorët të mos dilnin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që zjarrfikëset dhe mjetet e emergjencës të kalonin më shpejt.

Nuk janë dhënë më shumë detaje për viktimat.

Ministrja shtoi se në zonat Quilpué e Villa Alemana ishin djegur 5000 hektarë pyje ndërsa kërcënohej edhe rezorti bregdetar Viña del Mar.

Zyrtarët kanë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike prej zjarreve në Valparaíso, që kanë detyruar edhe zbrazjen e dy spitaleve.