Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer
Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit dhe ka nisur trajtimin, njoftoi Pallati Bakingam më 5 shkurt.
Më pak se 18 muaj në mbretërimin e tij, Mbreti Charles do të pezullojë detyrat publike, por do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit, njoftoi Pallati mbretëror.
Sipas njoftimit, diagnostikimi me kancer nuk është i lidhur me trajtimin për probleme me prostatë që Charles iu nënshtrua së fundmi. Pallati nuk njoftoi se nga çfarë forme e kancerit është prekur monarku 75-vjeçar.
Mjekët, sipas njoftimit, kanë këshilluar Charlsin që të shtyjë detyrat e tij publike. Pallati mbretëror tha se mbreti britanik është pozitiv lidhur me trajtimin e tij dhe shpreson që t’iu kthehet detyrave publike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Charles u bë mbret në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare.