Shkurt 15, 2024 08:12 Europe/Tirane
  • Putin:  Ne preferojmë Biden sepse ai është i parashikueshëm

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme të punojë me çdo president në Shtetet e Bashkuara, por preferon Joe Biden.

Në një intervistë me gazetarin e televizionit "Rusia-1", Pavel Zorbin, e cila u publikua të mërkurën, Putin në përgjigje të pyetjes nëse Rusia preferon Joe Biden si president të Shteteve të Bashkuara apo Donald Trump tha:  Biden. Ai deklaroi:  Ai (Biden) është më me përvojë dhe i parashikueshëm, një politikan i "vjetër".   Megjithatë, ne do të punojmë me cilindo lider që zgjidhet nga populli amerikan. Putin shtoi se Donald Trump, kandidati për president i SHBA-së, është një politikan jashtë sistemit politik të vendit, i cili "ka pikëpamjet e tij për zhvillimin e marrëdhënieve të SHBA me aleatët e saj". Presidenti i Rusisë shprehu gjithashtu shqetësimin për zgjerimin e NATO-s dhe anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në të dhe tha: Ne jemi ende të shqetësuar për tërheqjen e Ukrainës në NATO, sepse është një kërcënim për sigurinë tonë. Ai shtoi: Ne jemi mashtruar gjithmonë për moszgjerimin e NATO-s në lindje.  Organizata u zgjerua pesë herë, të gjitha janë mashtrime. Presidenti i Rusisë tha:  Për mendimin tim, NATO nuk është më e dobishme. E vetmja gjë për NATO-n është se ajo është kthyer në një mjet të politikës së jashtme amerikane. Putin gjithashtu për aksionin ushtarak në Ukrainë tha:  E vetmja keqardhje jonë është që nuk i filluam më shpejt masat tona. Ai po ashtu për bisedimet mes Moskës dhe Kievit, të cilat u mbajtën në Stamboll të Turqisë në vitin 2022, tha se vendet perëndimore dështuan në këto bisedime sepse shpresonin se Rusia do ta humbiste luftën.

Tags