Guterres:  Rafah është në prag të kolapsit njerëzor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i155042-guterres_rafah_është_në_prag_të_kolapsit_njerëzor
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Konferencën e Sigurisë në Mynih paralajmëroi për kolapsin njerëzor të Rafah.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 17, 2024 08:03 Europe/Tirane
  • Guterres:  Rafah është në prag të kolapsit njerëzor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Konferencën e Sigurisë në Mynih paralajmëroi për kolapsin njerëzor të Rafah.

Anthony Guterres tha: Çdo lloj sulmi në Rafah do të shkaktojë shkatërrimin e një milion e pesëqind mijë palestinezëve në rajon. Ndërsa paralajmëroi për përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi:  Mekanizmi i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës nuk është më aktiv dhe vullnetarët po punojnë për dërgimin e ndihmave humanitare nën kushtet e bombardimeve. Guterres gjithashtu tha: Armëpushimi në Rripin e Gazës është mënyra e vetme për të ofruar ndihma humanitare. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara edhe një herë theksoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve në Gaza dhe vendosjen e një armëpushimi për shkak të përkeqësimit të situatës njerëzore në këtë rajon. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 28 mijë e 775 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 68 mijë e 552 të tjerë janë plagosur për shkak të krimeve të regjimit sionist që nga 7 tetori i kaluar.