Presidenti kolumbian mbështet qëndrimet e homologut të tij brazilian
(last modified Wed, 21 Feb 2024 08:40:49 GMT )
Shkurt 21, 2024 09:40 Europe/Tirane
  • Presidenti kolumbian mbështet qëndrimet e homologut të tij brazilian

Presidenti kolumbian Gustavo Petro mbështeti qëndrimet e homologut të tij brazilian në lidhje me krimet e regjimit sionist dhe tha se ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid.

Petro të martën në rrjetin social X ka shkruar: Deklaroj solidaritetin tim të plotë me Luiz Inacio Lula da Silva, Presidentin e Brazilit. Në Gaza po ndodh gjenocid dhe atje po vriten me mijëra qytetarë, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ai shtoi: Da Silva ka thënë vetëm të vërtetën. E vërteta duhet mbrojtur, përndryshe barbaria do të na shkatërrojë. I gjithë rajoni duhet të bashkohet menjëherë për t'i dhënë fund dhunës kundër Palestinës. Të dielën, gjatë Samitit të 37-të të Bashkimit Afrikan në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, Da Silva akuzoi Izraelin për gjenocidin që po bën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe luftën në Gaza e krahasoi me veprimet e Adolf Hitlerit për të shfarosur hebrenjtë. Ministri i Jashtëm izraelit Yisrael Kats në përgjigje të këtyre deklaratave tha: Në emër tim dhe të qytetarëve të Izraelit, kam informuar presidentin Da Silva se ai është një element i padëshirueshëm në Izrael; Derisa ai të kërkojë falje dhe të tërheqë fjalët e tij. Celso Amorim, këshilltar special për çështjet ndërkombëtare i presidentit të Brazilit, e konsideroi si absurd dhe të pakuptimtë veprimin e regjimit sionist për ta quajtur Da Silva një element të padëshiruar dhe theksoi: Ne nuk i kërkojmë falje Izraelit.