Zelensky flet për herë të parë rreth humbjeve të Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u intervistua për herë të parë shumë pranë vijës së parë të frontit të luftës ruso-ukrainase, kur foli me drejtuesin e Fox News, Bret Baier.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse u shkarkuan komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe pjesa tjetër e udhëheqjes së forcave të armatosura ukrainase, ai tha se bëhet fjalë për ristrukturim dhe ndryshim në menaxhimin e komandës ushtarake.
Udhëheqësi ukrainas iu përgjigj pyetjes nëse e dinte se sa shumë kishte humbur në këtë luftë. “Ne e dimë se disa dhjetëra mijëra njerëz u vranë. Dhjetëra mijëra fëmijë gjithashtu u deportuan”, pohoi Zelensky.
“Raporti është një me pesë. Për një ushtar ukrainas të vrarë, janë pesë ushtarë rusë të vrarë”, shtoi ai.
Më 8 shkurt, Zelensky njoftoi shkarkimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneralin popullor Valery Zaluzhny.