Shkurt 24, 2024 21:25 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Ukraina do të anëtarësohet në NATO

Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i sigurt se e ardhmja e ukrainasve do të jetë në aleancën e mbrojtjes perëndimore.

“Ukraina do të bashkohet me NATO-n. Nuk është çështje nëse, por kur”, tha Stoltenberg.

“Ndërsa ne ju përgatitim juve për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës. Për sigurinë tuaj, dhe për tonën”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e përshkroi situatën në frontin e betejës si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se “nuk ka shenja se presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për paqe”. Në të njëjtën kohë, Stoltenberg vlerësoi edhe forcat ukrainase.

Gjithashtu ai bëri me dije se vendet e NATO-s kanë ofruar miliarda euro ndihmë për Kievin deri më tani, ku përfshihen municione artilerie, mbrojtje ajrore, anije luftarake, pjesë të aeroplanëve ushtarak F-16, dronë, dhe pajisje për çminim.

 

Tags