Arrestohen disa spiunë të regjimit sionist në Turqi
Shërbimi Informativ Turk, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Stambollit, arrestoi 7 persona të dyshuar për grumbullimin e informacionit dhe shitjen e tyre për Mossadin e Izraelit.
Këta njerëz u përpoqën të vëzhgonin objektivat dhe të bënin fotografi dhe të vendosnin pajisje gjurmuese në to dhe më pas t'i dërgonin informacionet e marra tek Mossadi. Në kuadër të hetimit të kryer nga departamenti i antiterrorizmit dhe krimit të organizuar të Prokurorisë Publike të Stambollit, në 8 zona të Stambollit u kryen operacione të njëkohshme në disa adresa të para-identifikuara. Në kuadër të këtij hetimi, janë lëshuar urdhër-arreste për 46 persona, 33 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa kërkimet për 13 të dyshuar të tjerë vazhdojnë ende.