Mars 07, 2024 10:09 Europe/Tirane
  • Nikki Haley tërhiqet nga gara elektorale në SHBA

Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pezulloi të mërkurën fushatën e saj presidenciale.

Nikki Haley i ka dhënë fund fushatës së saj pasi humbi zgjedhjet paraprake republikane pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke e bërë Donald Trump kandidatin e fundit të mbetur për nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Gjithashtu, Haley, gjatë fushatës së saj elektorale ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus, një qëndrim që është i kundër me atë të Trumpit.

Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ishte sfiduesja e parë serioze e Trumpit kur ai hyri në garë në shkurt 2023 dhe largimi i saj do t'i lejojë Trumpit të fokusohet vetëm në përballjen e tij me Biden nëntorin e ardhshëm.

Haley largohet nga fushata elektorale si gruaja e parë në historinë e SHBA-së që fiton zgjedhjet paraprake republikane. Ajo e mundi Trumpin të dielën në distriktin Columbia dhe në Vermont të martën.

Trump do të konkurrojë kundër Joe Bidenit, presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sondazhet tregojnë se votuesit amerikanë, në përgjithësi, nuk janë të kënaqur me situatën. Sondazhet tregojnë se disa janë ende të shqetësuar për moshën 81-vjeçare të Bidenit, si dhe për paditë e shumta të ish-presidentit Trump.

 

Tags