Amerika vazhdon të dërgojë armë për regjimin sionist
Zyrtarët e Uashingtonit, në përputhje me politikën e tyre të dyfishtë, nga njëra anë shprehin shqetësimin për rrezikimin e jetës së civilëve në Rripin e Gazës, dhe nga ana tjetër që nga fillimi i sulmit në këtë zonë më 7 tetor e deri më tani, ka konfirmuar më shumë se njëqind raste të dërgimit të armëve për regjimin okupator.
Sipas faqes së internetit të "Washington Post", zyrtarët amerikanë së fundi u thanë anëtarëve të Kongresit në një konferencë me dyer të mbyllura se që nga fillimi i luftës në rripin e Gazës, ata kanë bërë më shumë se njëqind dërgesa të veçanta municionesh ushtarake të huaja në Izrael, duke përfshirë mijëra raketa me precizon të lartë, bomba të kalibrit të vogël, hapës kanalesh, armë të lehta dhe armë të tjera vdekjeprurëse. Që nga fillimi i sulmeve vetëm dy shitje ushtarake të huaja në Izrael janë konfirmuara dhe bërë publike, duke përfshirë një paketë municionesh tankesh prej 106 milionë dollarësh dhe një paketë pjesësh prej 147.5 milionë dollarësh të nevojshme për të bërë predha topash 155 mm. "Geremi Kanindik", një ish-zyrtar i administratës së Joe Biden dhe kreu aktual i Organizatës Ndërkombëtare të Refugjatëve, tha: "Pavarësisht faktit që ushtria amerikane nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në bombardimin e popullit palestinez, përsëri përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës është plotësisht e dukshme. Republikanët amerikanë kanë kundërshtuar kryesisht përpjekjet për të frenuar furnizimet me armë të SHBA-së për Izraelin dhe në fillim të këtij viti miratuan legjislacionin për të siguruar 17.6 miliardë dollarë shtesë, përveç 3.3 miliardë dollarëve që Amerika i jep regjimit sionist për çdo vit. Përveç dërgimit të armëve për regjimin sionist, Shtetet e Bashkuara kanë penguar tre herë vendosjen e armëpushimit në Gaza duke abuzuar me votën e vetos për t’u përfshirë më shumë në gjenocidin e hapur të regjimit izraelit.