Mars 10, 2024 10:03 Europe/Tirane
  • Demonstrata e popullit francez kundër krimeve të regjimit sionist në Gaza

Pas valës së mbështetjes popullore për Palestinën në vende të ndryshme, mijëra francezë dënuan edhe një herë krimet e regjimit sionist duke u mbledhur në rrugët e kryeqytetit të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga Sputnik, mijëra francezë u mblodhën në rrugët e Parisit, duke mbështetur Palestinën dhe duke dënuar gjenocidin e popullit të Gazës dhe krimet e regjimit sionist, me kërkesën për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza. Në vazhdim të mbështetjes së gjerë për Palestinën në pjesë të ndryshme të botës, dje mijëra britanikë u mblodhën në rrugët e Londrës për të dënuar gjenocidin kundër popullit palestinez në Gaza nga regjimi sionist dhe kërkuan përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe vendosjen e një armëpushimi. Që nga fillimi i raundit të ri dhe të ashpër të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, populli britanik me tubime të shutma ka dënuar vazhdimisht gjenocidin sionist kundër popullit të Gazës dhe ka kërkuar fundin e mbështetjes së qeverisë britanike ndaj regjimit sionist.

Tags