Mars 13, 2024 10:33 Europe/Tirane
  • Blinken: Po kërkojmë një armëpushim 6-javor në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi për përpjekjet e Uashingtonit për vendosjen e një armëpushimi në Gaza për të paktën 6 javë.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur mbështetjen e plotë për regjimin sionist në gjenocidin ndaj palestinezëve dhe po e mbështesin Tel Avivin politikisht, financiarisht dhe me armatime, zyrtarët e Uashingtonit vazhdojnë të pozojnë me qëndrimin e tyre kinse humanitar dhe të shfaqen si mbrojtës të të drejtave të njeriut.

Sipas rrjetit Al-Jazeera, në një mesazh me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës për të paktën 6 javë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha në mesazhin e tij me rastin e ardhjes së muajit Ramazan: "Kushtet humanitare në Gaza janë tronditëse. Njëkohësisht me dërgimin e ndihmave shtesë në këtë Rrip, ne po punojmë në mënyrë vazhdueshme dhe pa u ndalur për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të paktën 6 javë. Ky armëpushim është pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi".

Blinken flet për përpjekjet e Uashingtonit për të vendosur një armëpushim në Gaza, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë veton 3 herë në rezolutat e OKB-së për armëpushim në këtë brez!

 

Tags