Mars 13, 2024 18:03 Europe/Tirane
  • Putin paralajmëron Perëndimin: Rusia gati për luftë bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore se Rusia është plotësisht e përgatitur për një luftë bërthamore, duke theksuar se çdo dislokim i trupave të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë do të konsiderohet si një përshkallëzim thelbësor i operacionit ushtarak në vazhdim.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, ne jemi, natyrisht, të gatshëm”, tha Putin për televizionin Rossiya-1 dhe për agjencinë e lajmeve RIA në përgjigje të një pyetjeje nëse Rusia ishte vërtet gati për një luftë bërthamore.

Në përputhje me doktrinën e sigurisë së vendit, Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast të një kërcënimi për "ekzistencën e shtetit rus, sovranitetin dhe pavarësinë tonë", tha Putin të mërkurën.

“Armët ekzistojnë për t'i përdorur”, tha Putin. “Nëse Shtetet e Bashkuara kryejnë teste bërthamore, Rusia mund të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Putin, 71 vjeç, deklaroi se SHBA ishte në dijeni se çdo vendosje e trupave amerikane në tokën ruse ose në Ukrainë do të konsiderohej nga Rusia si "veprim ndërhyrës".

“Në SHBA ka mjaft specialistë në fushën e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe në fushën e vetëpërmbajtjes  strategjike”, tha Putin.

"Prandaj, nuk mendoj se gjithçka po nxiton drejt konfrontimit bërthamor, por ne jemi gati për këtë", shtoi ai.

 

Tags