Vazhdojnë demonstratat e përkrahësve të kombit palestinez në mbarë botën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i156020-vazhdojnë_demonstratat_e_përkrahësve_të_kombit_palestinez_në_mbarë_botën
Popujt e vendeve të ndryshme duke mbajtur demonstrata dhe tubime të ndryshme deklaruan edhe një herë mbështetjen e tyre për kombin e shtypur palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2024 05:19 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë demonstratat e përkrahësve të kombit palestinez në mbarë botën

Popujt e vendeve të ndryshme duke mbajtur demonstrata dhe tubime të ndryshme deklaruan edhe një herë mbështetjen e tyre për kombin e shtypur palestinez.

Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, mbështetësit e Palestinës në Paris, kryeqytetin e Francës, organizuan demonstrata dhe kërkuan përfundimin e menjëhershëm të luftës gjenocidale të regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në këtë zonë. Në demonstratat e mbështetësve të Palestinës në Paris, protestuesit akuzuan qeverinë franceze se është përfshirë në krimet e regjimit gjenocidal sionist kundër palestinezëve dhe i kërkuan qeverisë franceze të ndalojë dërgimin e pajisjeve ushtarake të vendit drejt regjimit gjenocidal sionist dhe të bllokojë importin e produkteve të këtij regjimi pushtues në Francë. Studentët pro Palestinës në Melburn të Australisë duke mbajtur një tubim gjithashtu brohoritën slogane si "Palestina duhet të çlirohet; lufta për Palestinën vazhdon". Mbështetësit e Palestinës në Toronto të Kanadasë gjithashtu zhvilluan një demonstratë para mbledhjes së fondeve të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke e akuzuar atë për mbështetjen e krimeve të regjimit gjenocidal sionist kundër Palestinës dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Përkrahësit e Palestinës në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, gjithashtu u mblodhën para ambasadës amerikane, duke kërkuar përfundimin e luftës së regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe dënuan vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken në Korenë e Jugut. Edhe qytetarët suedezë duke mbajtur demonstrata deklaruan mbështetjen e tyre për kombin e shtypur palestinez. Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve kanë nxitur reagime në të gjithë botën ku njerëzit, qeveritë e ndryshme dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për të mbështetur popullin e shtypur palestinez. Mbështetësit e popullit palestinez në mbarë botën, muajt e fundit duke mbajtur demonstrata kanë dënuar krimet e regjimit sionist kundër popullit të Rripit të Gazës.