Amerika: Ukraina mund të tërhiqet për shkak të mungesës së municioneve
(last modified Mon, 18 Mar 2024 07:49:40 GMT )
Mars 18, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Amerika: Ukraina mund të tërhiqet për shkak të mungesës së municioneve

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në një lajm paralajmërues ka bërë të ditur se municionet e forcave ukrainase në Donbas po mbarojnë.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Mehr, të cituar nga Sputnik, "John Kirby", zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, theksoi se municionet e Ukrainës në Donbas po mbarojnë dhe se mungesa e municioneve do ta detyrojë Ukrainën të tërhiqet. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi për shtimin e viktimave ushtarake dhe shkatërrimin e armatimeve të ushtrisë ukrainase në konfliktet e reja. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi dje se në 24 orët e fundit 895 ushtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë në përleshje në akse të ndryshme. Gjithashtu, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi ushtrinë e vendit të rrisë fuqinë e zjarrit të anijeve luftarake të Flotës së Detit të Zi të Moskës në mënyrë që të synojë dronët e armikut. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në një deklaratë njoftoi se Shoigu, gjatë vizitës së tij në bazën e forcave ruse në rajonin ushtarak jugor të vendit, urdhëroi forcimin e fuqisë së zjarrit dhe pajisjen e anijeve luftarake të Flotës së Detit të Zi me mitralozë të kalibrit të lartë për të synuar dronët e armikut.

Tags