Mars 18, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Vladimir Putin shpall fitoren vendimtare në zgjedhje

Qendra Ruse e Hulumtimit të Opinionit Publik bëri të ditur se presidenti aktual i këtij vendi fitoi zgjedhjet presidenciale me 87.8 për qind të votave.

Sipas Ilna, Qendra Ruse e Hulumtimit të Opinionit Publik njoftoi se “Vladimir Putin”, presidenti aktual i këtij vendi, fitoi zgjedhjet presidenciale me 87.8 për qind të votave. Në vendin e dytë ishte Nikolai Kharitonov, kandidati i Partisë Komuniste. Qeveria pretendoi se pjesëmarrja ishte më e larta ndonjëherë me 74 përqind të votuesve. Rezultati më i lartë i mëparshëm i Putinit ishte në vitin 2018, kur ai fitoi 76.7 përqind të votave, me një pjesëmarrje prej 67.5 përqind. 71-vjeçari Putin, i cili ka qenë në pushtet për 25 vitet e fundit, me këtë fitore do ta mbajë këtë post edhe për gjashtë vjet të tjera. Pasi fitoi zgjedhjet, Putin u tha gazetarëve se "Rusia duhet ta bëjë ushtrinë e saj më të fortë dhe të bëjë gjithçka që mundet për të zgjidhur çështjet që lidhen me operacionet speciale ushtarake të Rusisë në Ukrainë". Putin tha se forcat e armatosura ruse po përparojnë çdo ditë në Ukrainë dhe se forcat e Moskës po marrin iniciativën në fushën e betejës. Presidenti i Rusisë gjithashtu tha se demonstrata që u organizua për shkak të thirrjes së mbështetësve të Alexei Navalny kundër tij, nuk pati asnjë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Ai kërcënoi gjithashtu se ata që hodhën vota të falsifikuara në kutinë e votimit duhet të ndiqen penalisht.

Tags