Tërheqja e Amerikës nga mbështetja e regjimit sionist
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë mbështetur vazhdimisht regjimin sionist në sulmin ndaj Rripit të Gazës, kësaj radhe i kanë dorëzuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.
Kanë kaluar 167 ditë nga fillimi i gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe Shtëpia e Bardhë ka mbështetur krimet e këtij regjimi me të gjitha llojet e ndihmave politike, financiare dhe ushtarake, por tani, për shkak se është nën presionin e opinionit publik botëror, ajo është e detyruar të tërhiqet nga përkrahja e Izraelit. Dy ditë pas dështimit të negociatave të delegacionit izraelit të kryesuar nga shefi i Mossad-it, David Barnia në Doha dhe me rritjen e presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar ndaj qeverisë së Joe Biden për të shmangur vazhdimin e mbështetjes së regjimit sionist në gjenocidin e Gazës, Shtëpia e Bardhë, përkundrazi dëshirës së Tel Avivit, u detyrua të paraqiste një rezolutë për të arritur paqen dhe një armëpushim në Gaza. Sipas Al Jazeera, Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar draft tekstin e rezolutës së propozuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Bazuar në këtë draft, nëse ai miratohet, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të miratojë nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm nga të gjitha palët në Gaza për të mbrojtur civilët. Duhet theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në mënyrë të përsëritur veton ndaj përpjekjeve të vendeve të ndryshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë për të detyruar regjimin sionist të vendosë një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe nuk kanë lejuar miratimin e asnjë rezolute kundër këtij regjimi kriminel. Njëkohësisht me këtë veprim të SHBA-së, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka udhëtuar në Azinë Perëndimore për të hetuar përpjekjet e ndërmjetësimit për të ndaluar luftën e regjimit sionist në Rripin e Gazës. Projekt-rezoluta amerikane thekson nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza për të mbështetur civilët nga të gjitha anët dhe për të lejuar mbërritjen e ndihmave bazë dhe të nevojshme, për të zvogëluar vuajtjet njerëzore dhe për të liruar të burgosurit e të dyja palëve. Në pesë muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të mbështetur qëllimet barbare të Izraelit dhe vazhdimin e gjenocidit ndaj popullit palestinez duke vënë tre herë veton ndaj rezolutës së paqes të propozuar nga vendet e tjera, dhe ka të ngjarë që rezoluta e propozuar nga Uashingtoni nuk do të përballet me kundërshtime serioze. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian, duke ndjekur politikat e Shteteve të Bashkuara, njoftoi se kanë frikë nga dëmet materiale dhe humbjet e paprecedentë të jetëve të shkaktuara për qytetarët civilë të Gazës, si dhe nga situata katastrofike humanitare në këtë rajon. Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Bashkimi Evropian shtoi: Ekziston rreziku i zisë së bukës në Gaza në një të ardhme shumë të afërt dhe është e nevojshme të merret ndihma e plotë dhe e menjëhershme për atë zonë. Duhet të merren masa për të parandaluar zhvendosjen e mëtejshme të banorëve të Gazës dhe për të garantuar mbrojtjen e civilëve në rrip. Deklarata e vonuar e shqetësimit nga Bashkimi Evropian e cila vjen pas 167 ditëve të gjenocidit izraelit ndaj popullit të Gazës, shprehet në rrethanat që sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i dëshmorëve palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023 ka arritur në rreth 32 mijë njerëz.