Mars 23, 2024 20:24 Europe/Tirane
  • Cili ISIS sulmoi Moskën?

“Morteza Ghareghi”, një gazetar iranian në rrjetin social X, duke iu referuar ISIS-it që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë, diskutoi për rolin e Amerikës dhe Izraelit në krijimin dhe mbështetjen e këtij grupi.

“Morteza Ghareghi” në rrjetin social X ka shkruar:

ISIS ka marrë zyrtarisht pergjegjesine per sulmin terrorist në periferi të Moskës, ky ISIS është i njëjti ISIS që shkoi në Ukrainë për të mbrojtur këtë vend nga sulmi rus dhe është i njëjti ISIS, të plagosurit e të cilit po kurohen në Izrael me paratë e Agjencive amerikane të inteligjencës. Ata janë të trajnuar në Libi.

 

Terroristët e ISIS të premten vranë të paktën 110 persona duke sulmuar një sallë koncertesh në qytetin Crocus afër Moskës, kryeqyteti i Rusisë. Deri më tani, disa vende, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, e kanë dënuar këtë sulm terrorist.

Tags