Mars 26, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Turqia arreston rreth 150 anëtarë të dyshuar të ISIS

Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të ISIS-it në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca turke, tha ministri i Brendshëm turk , Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të ISIS-it u arrestuan të dielën.

Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë ISIS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë.

Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të ISIS-it. Ky vend në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin terrorist ISIS.

Ankaraja ka fajësuar ISIS-in për një sulm në një kishë katolike në Stamboll në fund të janarit, ku u vra një person.

 

Tags