Mars 27, 2024 08:21 Europe/Tirane
  • Jepen 880 milionë dollarë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Ukrainën

Ukraina mori këstin e tretë të kredisë të FMN-së në shumën prej 880 milionë dollarësh.

Kryeministri i Ukrainës Denis Shmihal njoftoi se Ukraina në kuadër të programit të ri financiar ka marrë këstin e tretë të kredisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar në shumën 880 milionë dollarë. Ndihma financiare e vendeve dhe organizatave perëndimore për Ukrainën vazhdon, ndërsa pak ditë më parë gazeta amerikane Uashington Post në një shënim shkruante se Ukraina nuk mund të ndalojë avancimin e forcave ruse pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Uashington Post theksoi se Kievi nuk mund të parandalojë përparimin e forcave ruse pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Ukraina do të bëhet i njëjti dështim i politikës së jashtme të Amerikës sic ishte tërheqja e pasuksesshme e trupave nga Afganistani në vitin 2021.

Tags