Mars 27, 2024 08:21 Europe/Tirane
  • Sërish demonstrata të sionistëve në Tel Aviv

Në Tel Aviv u mbajtën demonstrata të familjeve të të burgosurve izraelitë ku u arrestuan disa sionistë.

Demonstruesit kërkuan veprime të menjëhershme për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me rezistencën në Gaza. Përveç kësaj, media në gjuhën hebraike konfirmoi se u arrestuan demonstruesit që kishin bllokuar rrugën Ayalon në qendër të Tel Avivit gjatë një demonstrate të organizuar nga familjet e të burgosurve. Ndërkohë në vendet arabe vazhdojnë protestat në mbështetje të Gazës dhe për dënimin e gjenocidit dhe krimeve të regjimit sionist. Populli i Egjiptit gjithashtu demonstroi në mbështetje të popullit të Gazës përpara ndërtesës së Unionit të Gazetarëve në Kajro dhe kërkoi fundin e luftës dhe heqjen e bllokadës të  Rripit Gazës. Egjiptianët brohorisnin slogane duke kërkuar armëpushim dhe ndalim të përhershëm të luftës kundër Gazës. Gjatë gjashtë muajve të fundit, populli dhe qytetarët egjiptian kanë kërkuar përfundimin e luftës duke mbajtur demonstrata të ndryshme në Kajro.

Tags