Mars 29, 2024 18:41 Europe/Tirane
  • Vendimi i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Gazën

Të enjten, më 29 mars, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë urdhëruan njëzëri Izraelin të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar mbërritjen pa vonesë të ushqimit bazë për banorët palestinezë të Gazës.

Në rendin e tyre,ata shkruan: Kjo gjykatë vëren se palestinezët në Gaza jo vetëm po përballen me rrezikun e urisë, por edhe me zinë e ushqimit. Këto masa të reja u morën me kërkesë të Afrikës së Jugut dhe si pjesë e ankesës së vendit kundër Izraelit. Kjo gjykatë më herët kishte njoftuar se do të shqyrtojë çështjen e gjenocidit të palestinezëve në Gaza nga Izraeli. Delegacioni i Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përshëndeti urdhrin e kësaj gjykate drejtuar regjimit sionist për t'i dhënë fund zisë së bukës në Gaza. Zëdhënësi i këtij bordi tha: Urdhri i ri i gjykatës kërkon që Izraeli të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara.  Vendimi i ri i gjykatës përfshin gjithashtu bashkëpunimin e Izraelit me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Palestinezët(UNRWA). Natyrisht, Izraeli nuk do të zbatojë urdhrat e gjykatës, kështu që aleatët e tij do të duhet të bëjnë presion mbi të. Vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është marrë në lidhje me veprimet kriminale të regjimit sionist në kuadër të përdorimit të urisë kundër popullit të shtypur të Gazës. Izraeli, me dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara si mbështetësi i tij më i rëndësishëm, i cili ka ofruar ndihmë të gjerë politike, ekonomike, dhe ushtarake për për Tel Avivin në muajt e fundit, është përfshirë hapur edhe në gjenocidin e banorëve të Gazës duke kryer sulme të përditshme intensive ajrore, tokësore dhe detare kundër tyre duke mos respektuar as të drejtat më elementare të njeriut. Një nga aspektet e kësaj qasjeje antinjerëzore është uria e qëllimshme e popullit të Gazës. Para kësaj, të paktën një e katërta e popullsisë së Gazës ishte e uritur dhe në prag të urisë, dhe tani kjo situatë është bërë shumë më e keqe dhe shumë fëmijë kanë vdekur prej saj. Amerika, si mbështetësi kryesor i Izraelit, nuk i ka bërë asnjë presion regjimit sionist për të hequr dorë nga politika e përdorimit të urisë kundër popullit të Gazës. Në vend të presionit real dhe jo vetëm kritikës së dukshme ndaj regjimit sionist për një armëpushim në luftën e Gazës, administrata Biden ka bërë një përpjekje serioze për të hapur rrugët ekzistuese, duke përfshirë kufirin Rafah, ku një numër i madh kamionësh që transportonin ushqime dhe elementë bazë janë në pritje për të hyrë në Gaza. Gjithashtu janë marrë masa të tilla si plani për të ndërtuar një strehimore atje. Pas intensifikimit të presionit ndaj qeverisë Biden për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin dhe përdorimit të urisë së popullit të Gazës nga Tel Aviv si një levë presioni, Amerika, megjithë mbështetjen e saj ndaj këtij regjimi, në një emision propagandistik në prag të zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi, përdori avionët e saj transportues të ushtrisë për dërgimin ajror të ushqimeve dhe pajisjeve të tjera në Gaza si zgjidhje ndaj kundërshtimeve të Izraelit për mbërritjen e ndihmave në Rripin e Gazës dhe për dërgimin e ndihmave për nevojtarët. Pika e rëndësishme është se në javët e fundit, Kombet e Bashkuara kanë dënuar vazhdimisht politikën e regjimit sionist për përdorimine urisë dhe krijimin e zisë së bukës në Gaza, me qëllimin për të vrarë sa më shumë palestinezë dhe për t'i detyruar ata të largohen nga rajoni. Në lidhje me këtë, Volker Turk, Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të enjten fajësoi regjimin sionist për krijimin e një krize humanitare në Gaza dhe deklaroi se imponimi i urisë në Gaza është një krim lufte. Ai deklaroi: Ka prova të besueshme se Izraeli po përdor urinë si një armë lufte në Gaza. Tashmë, me vendimin e ri të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konsiderohet si një tjetër disfatë për regjimin sionist, ky regjim është i detyruar të marrë masa serioze për heqjen e bllokadës së Gazës dhe hapjen e vendkalimeve me qëllim arritjen e autokolonave të ndihmave në drejtim të këtij rajoni. Natyrisht, siç u shpreh edhe zëdhënësi i delegacionit të Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk pritet që Tel Avivi të pranojë dhe respektojë vendimin e ri të gjykatës. Kështu, është detyrë e bashkësisë ndërkombëtare, si dhe e aleatëve dhe partnerëve të Izraelit, veçanërisht e Amerikës, të bëjnë presion mbi Tel Avivin për të pranuar këtë vendim, në mënyrë që populli i Gazës të dalë nga situata aktuale katastrofike.

 

Tags