Mars 30, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Biden:  Ne po kërkojmë një armëpushim 6-javor në Gaza

Presidenti amerikan thotë se me partnerët e Uashingtonit po kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Presidenti i SHBA Joe Biden të shtunën tha:  Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj po punojnë për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm prej të paktën 6 javësh në Gaza dhe për ta bërë atë më të përhershëm. Biden, vendi i të cilit është një mbështetës i plotë i regjimit sionist në kryerjen e krimeve të luftës në Gaza, tha: "Me partnerët tanë, ne po përpiqemi të merremi me krizën humanitare në Gaza dhe të ofrojmë ndihmë, të lirojmë pengjet dhe të vendosim një armëpushim". Ai gjithashtu tha se Uashingtoni po përpiqet të sigurojë vendosjen dhe ruajtjen e paqes në vendet fqinje të regjimit sionist, përfshirë Libanin. Presidenti amerikan shtoi:  "Për të arritur një zgjidhje me dy shtete dhe për të ofruar siguri dhe dinjitet të barabartë për izraelitët dhe palestinezët, duhet të ruhet mundësia për paqe." Ndërkohë, pavarësisht shqetësimeve për sulmin tokësor të regjimit sionist në qytetin Rafah në jug të Gazës, qeveria Biden ka pranuar të pajisë këtë regjim me bomba dhe avionë luftarak me vlerë miliarda dollarë.

Tags