Amerika pranon t'i japë Izraelit më shumë armë vrasëse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i156396-amerika_pranon_t'i_japë_izraelit_më_shumë_armë_vrasëse
Sipas Uashington Post, Amerika ka pranuar t'i japë më shumë bomba dhe avionë luftarak regjimit sionist për të vrarë banorët e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 30, 2024 06:16 Europe/Tirane
  • Amerika pranon t'i japë Izraelit më shumë armë vrasëse

Sipas Uashington Post, Amerika ka pranuar t'i japë më shumë bomba dhe avionë luftarak regjimit sionist për të vrarë banorët e Gazës.

Pavarësisht pretendimit të Amerikës për shqetësimin e saj për një sulm të mundshëm ushtarak nga regjimi izraelit në zonën e Rafahut në jug të Gazës, që mund të rrezikojë jetën e qindra mijëra civilëve palestinezë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ditët e fundit ka akorduar në heshtje miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin, në të cilën  përfshihen municione si bomba dhe avionë luftarak. Uashington Post citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se:  Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi transferimin e 25 avionëve luftarakë F-35A dhe motorëve të tyre në Izrael. Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu shkroi se paketat e reja të armëve amerikane për Izraelin përfshijnë më shumë se 1800 bomba MK 84 me peshë dy mijë kg dhe 500 bomba MK 82 me peshë pesëqind kg. Ndërsa qeveria amerikane pretendon se po përpiqet të vendosë një armëpushim në Gaza dhe të shkëmbejë të burgosurit, ajo vazhdon të ofrojë mbështetje financiare, ushtarake dhe politike për regjimin sionist dhe është drejtpërdrejt e përfshirë në krime dhe gjenocid kundër kombit palestinez. Raportet e mëparshme kishin bërë të ditur se përdorimi i bombave 2000 kg nga Izraeli është arsyeja kryesore e viktimave masive të civilëve në Gaza. Më parë, rrjeti i lajmeve CNN deklaroi në një raport se takimi i ministrit sionist të luftës Yoav Gallant me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin në Uashington ishte fokusuar vetëm në blerjen e menjëhershme të armëve dhe transferimin e tyre, pa marrë parasysh pengesat ligjore; Sepse ky regjim, duke pasur parasysh opinionin negativ të publikut në Amerikë, është shumë i shqetësuar për pakësimin apo ndalimin e dërgimit të armëve amerikane. Shitja e armëve amerikane në Izrael është nën mbikëqyrjen e rreptë të Kongresit dhe kjo rrezikohet nga kritikët e mbështetjes së vazhdueshme të Joe Biden (Presidentit të Shteteve të Bashkuara) për Izraelin. CNN shkroi: Edhe pse më shumë se 32 mijë palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës që nga 7 tetori, qëndrimi i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së në lidhje me pajisjen me armë ushtarake për Izraelin nuk ka ndryshuar shumë që nga fillimi i kësaj lufte. Ndërsa qeveria amerikane pretendon se po përpiqet të vendosë një armëpushim në Gaza dhe të shkëmbejë të burgosurit, ajo vazhdon të ofrojë mbështetje financiare, ushtarake dhe politike për regjimin sionist dhe është drejtpërdrejt e përfshirë në krime dhe gjenocid kundër kombit palestinez. Ndërkohë, senatori demokrat amerikan “Bernie Sanders”, të premten kritikoi vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për t’i dërguar më shumë armë regjimit sionist. Bernie Sanders në llogarinë e tij personale në rrjetin social X ka shkruar: Ne nuk mund t'i lutemi Netanyahut të ndalojë bombardimin e civilëve dhe të nesërmen t'i dërgojmë atij mijëra bomba.