Zelensky vazhdon me shkarkime
(last modified Sat, 30 Mar 2024 18:56:36 GMT )
Mars 30, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Zelensky vazhdon me shkarkime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zëvendëskryetarë të zyrës së tij dhe ka emëruar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë si ambasador në Moldavi.

Një dekret presidencial njoftoi shkarkimin e Andry Smyrnovit, i cili ishte përgjegjës për çështjet e politikave ligjore dhe Oleksyy Dniprov, i cili drejtonte stafin e zyrës.

Në vend të tyre u emëruan Olena Kovalska, e cila ka qenë pjesë e një grupi që këshillonte presidentin për krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe Iryna Mudra, e cila ka shërbyer si zëvendësministre e drejtësisë.

Presidenti ukrainas ka mbikëqyrur ndryshime gjithëpërfshirëse në pozitat e larta, veçanërisht në mesin e oficerëve të lartë ushtarakë, duke emëruar Oleksandr Syrskyi si komandant të përgjithshëm muajin e kaluar për të zëvendësuar komandantin popullor të vendit, Valeriy Zaluzhny.

Zelensky tha se kishte emëruar Oleksyy Danilov, ish-kryetar i këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, si ambasador në Moldavi, duke thënë se Danilov kishte kërkuar një emërim diplomatik.

 

Tags