Rusia shkatërron më shumë avionë luftarakë ukrainas dhe depo municionesh
(last modified Sun, 31 Mar 2024 18:53:13 GMT )
Mars 31, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Rusia shkatërron më shumë avionë luftarakë ukrainas dhe depo municionesh

Rusia tha se ushtria ruse ka shkatërruar tre avionë luftarakë të epokës sovjetike në një operacion kundër një baze ajrore ukrainase në jug të vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të dielën se avionët luftarakë Su-25 që u shkatërruan, ishin vendosur në aeroportin e Ukrainës Voznesensk në rajonin Nikolaev.

Operacioni u krye duke përdorur avionë taktikë, forca raketore dhe njësi artilerie, tha ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.

Operacioni i fundit e çoi në 580 numrin total të avionëve ukrainas të shkatërruar, që kur Rusia nisi operacionin e saj special ushtarak në shkurt 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se ushtria ruse shkatërroi një grup radarësh, një mjet kontrolli luftarak, tre lëshues të sistemit raketor anti-ajror S-300 dhe dy depo municionesh të ushtrisë ukrainase.

Forcat ruse shkatërruan gjithashtu një depo për dronët në Ukrainë.

 

Tags