Prill 07, 2024 09:05 Europe/Tirane
  • Kryeministri britanik, mbështetës i Izraelit, tronditet nga masakra në Gaza

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Londra është e tronditur nga "gjakderdhja" në Gaza dhe shtoi se lufta "duhet të përfundojë".

Sipas IRNA, cituar nga AFP, Sonak në një deklaratë të shtunën theksoi: Ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur sigurinë e tij kundrejt kërcënimit të paraqitur nga Hamasi. Rishi Sonak deklaroi se Londra është e tronditur nga "gjakderdhja" në Gaza dhe se "kjo luftë e tmerrshme duhet të përfundojë". Sonak tha se fëmijët e Gazës kanë nevojë për "një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm afatgjatë". Ai tha: Kjo është mënyra më e shpejtë për të liruar pengjet (të burgosurit) për të ndihmuar Gazën dhe për të ndaluar luftën dhe vdekjen e njerëzve. Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, të premten në një deklaratë tha se regjimi sionist duhet të mësojë nga vrasja e punonjësve të organizatës “World Central Kitchen” në Gaza dhe të japë garanci që kjo të mos ndodhë më. Ministri i Jashtëm britanik paralajmëroi se "situata në Gaza është e tmerrshme". Pa ndryshime të menjëhershme  në politikat e regjimit izraelit, e gjithë popullsia që jeton në këtë zonë përballet me kërcënimin e urisë. Ai tha:  Së fundi, ne kemi nevojë për një armëpushim urgjent për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Gaza dhe tërheqjen e pengjeve (të burgosurve izraelitë).  Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në mbështetje të një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Tags