Hamasi vlerëson padinë e Nikaraguas kundër Gjermanisë në Gjykatën e Hagës
(last modified Tue, 09 Apr 2024 07:21:37 GMT )
Prill 09, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Hamasi vlerëson padinë e Nikaraguas kundër Gjermanisë në Gjykatën e Hagës

Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) vlerësoi dhe falënderoi për ankesën e Nikaraguas kundër Gjermanisë në Gjykatën e Hagës.

Sipas IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve palestineze Sama, lëvizja islamike e rezistencës Hamas në një deklaratë njoftoi se Nikaragua ka paraqitur një ankesë kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuzën e pjesëmarrjes në gjenocidin në Gaza dhe ka kërkuar që ajo të ndërpresë mbështetjen ushtarake për regjimin pushtues sionist.  Në ankesën kundër Gjermanisë, Nikaragua kërkoi edhe masa për ndalimin e eksportit të armëve për këtë regjim. Hamasi shtoi:   Ne kërkojmë nga vendet e lira të botës që të ndjekin rrugën e Nikaraguas, Afrikës së Jugut dhe vendeve të tjera që refuzuan të mbyllin sytë para krimeve të armikut sionist të mbështetur nga vendet perëndimore. Në këtë deklaratë thuhet:  Kërkojmë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të marrë një vendim të prerë për të ndalur luftën dhe gjenocidin në Gaza përballë armikut sionist që ka injoruar rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare. Qeveria e Nikaraguas dje ka dorëzuar një peticion në “Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë” në Holandë, ku ka kërkuar ndalimin e dërgimit të armëve gjermane për regjimin sionist. Ajo akuzoi Berlinin për mbështetje të akteve të gjenocidit dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza. Pas Amerikës, Gjermania është eksportuesi i dytë i armëve në territoret e pushtuara dhe ky vërshim armësh ka bërë të mundur intensifikimin dhe vazhdimin e gjenocidit në Gaza.