Prill 10, 2024 09:04 Europe/Tirane
  • Biden: Politika e Netanyahut në Gaza është e gabuar

Ndërsa kritikoi sulmet e regjimit sionist ndaj autokolonave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, presidenti amerikan i kërkoi Tel Avivit që të pranojë menjëherë armëpushimin.

Sipas Fars news, presidenti amerikan Joe Biden të mërkurën tha se politikat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës janë të gabuara. Në një intervistë për kanalin televiziv Univision, Biden tha se nuk pajtohet me politikat e Netanyahut në Gaza dhe kërkoi nga regjimi i Tel Avivit që të pranojë menjëherë armëpushimin. Sipas mediave amerikane, ai në këtë intervistë ka thënë: “Izraelitët duhet t'i lejojnë Gazës akses të plotë në ushqim dhe ilaçe. Sulmi ndaj autokolonave të ndihmave humanitare është një akt i urryer. Biden gjithashtu rriti presionin ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihma për Gazën e shkatërruar, duke thënë se ai kishte folur me Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Egjiptin dhe se ata ishin "gati për të dërguar ndihmat e nevojshme me ushqime". Presidenti amerikan gjithashtu shtoi: "Nuk ka asnjë justifikim për parandalimin e ndihmave të nevojshme mjekësore dhe ushqimore të popullit të Gazës dhe dërgimi i tyre duhet bërë tani. " Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një seance dëgjimore në një komision të Senatit pretendoi se Pentagoni nuk ka prova se regjimi sionist po kryen gjenocid në Gaza.

Tags