Prill 13, 2024 12:15 Europe/Tirane

Zbulimet e javëve të fundit, veçanërisht pas sulmit të regjimit izraelit ndaj kolonës së punonjësve të huaj të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, që çoi në vrasjen e shtatë personave, përfshirë tre britanikë, zbuluan se disa nga palestinezët në Gaza u vranë nga armët e dërguara nga Britania.

Zemërimi i publikut është rritur për shkak të eksportit të vazhdueshëm të bombave dhe armëve drejt regjimit sionist, i cili po kryen gjenocid kundër palestinezëve.   Krahas demonstratave masive të mbështetësve të Palestinës në Britani, më shumë se gjashtëqind avokatë britanikë së fundi kanë shkruar një letër drejtuar qeverisë së këtij vendi dhe kanë kërkuar ndalimin e eksportit të bombave dhe armëve në territoret e pushtuara. Ata thonë se vazhdimi i dërgimit të armëve në Izrael mund ta bëjë Britaninë pjesëmarrëse në krimet e luftës të këtij regjimi kriminal dhe për Britaninë mund të ngrihet një padi për pjesëmarrje në shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, pavarësisht presionit të opinionit publik dhe institucioneve civile, qeveria britanike ka kundërshtuar ndalimin e eksportit të bombave dhe armëve në Izrael. Protestuesit britanikë thonë se është e turpshme që qeveritë perëndimore vazhdojnë të mbështesin regjimin izraelit pavarësisht vrasjes së tmerrshme të dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve palestinezë dhe nuk janë të gatshëm  të ndalojnë dërgimin e bombave dhe armëve për këtë regjim kriminal. Në të njëjtën kohë, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken tha se qëndrimi i tyre i fundit për eksportet e armëve në Izrael nuk ka ndryshuar.

Tags