Prill 13, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Proteste masive pro-palestineze ne Londer

Mijëra njerëz dolën sot në qendër të Londrës teksa u grumbulluan para parlamentit britanik, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e rëndë në Gaza.

Ashtu si çdo të shtunë gjate gjashtë muajve të sulmi të ushtrisë izraelite në Gaza, protestuesit bënin thirrje për armëpushim dhe ndalim të ndihmës ushtarake të qeverisë britanike për Izraelin.

Në pankartat e tyre protestuesit kërkonin ndalim të gjakderdhjes e gjenocidit në Gaza, si dhe të heshtjes së Britanisë e Perëndimit ndaj krimeve izraelite.

Ata shpreheshin të zemëruar nga neglizhenca e qeverisë së tyre, teksa Londra nuk ka mbështetur asnjë nga ofertat e armëpushimeve dhe nuk ka denuar krimet dhe gjenocidin izraelit kunder popullit palestinez.
 

Tags