Prill 15, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Ish-presidenti Trump në gjyq në Nju Jork

Gjyqi i parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan fillon këtë javë në qytetin e Nju Jorkut.

Çështja penale për pagesën e bërë nga ish-presidenti Donald Trump për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, fillon të hënën me përzgjedhjen e jurisë.

Ai përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, në përpjekje për të fshehur një marrëdhënie në vitin 2006 me aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.

Duke qenë se ky është gjyqi i parë penal ndaj një ish-presidenti, vëmendja do të jetë e lartë.

Ndërkohë presidenti Joe Biden do të shkojë në Pensilvani për të vazhduar fushatën e tij për rizgjedhjen.

Shteti i rëndësishëm për zgjedhjet, Pensilvania, ishte ndalesa e fundit në fushatën elektorale të ish-presidentit Donald Trump, përpara fillimit të gjyqit në Nju Jork.

 

Tags