Prill 18, 2024 10:33 Europe/Tirane
  • UNICEF: Rreth 14000 fëmijë janë vrarë në Gaza

Drejtori ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha të mërkurën se përveç 13800 fëmijëve që janë vrarë në Gaza, mijëra fëmijë të tjerë janë në prag të urisë.

“Mijëra fëmijë janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë.” Këto deklarata, Catherine Mary Russell, drejtoresha ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i shprehu në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ndërsa njoftoi se më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Specialistja e komunikimit në UNICEF, Tess Ingram, e cila kohët e fundit udhëtoi për në Gaza, tha në Gjenevë se ajo që e preku më shumë ishte numri i fëmijëve të plagosur që kishte parë "jo vetëm në spitale, por edhe në rrugë dhe në strehimore të përkohshme, ku vazhdojnë jetën e tyre, e cila tashmë ka ndryshuar përgjithmonë”.

Në një deklaratë të veçantë, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave njoftoi se "një fëmijë plagoset ose vritet çdo minutë në Gaza" dhe se më shumë se 10 mijë gra janë vrarë që nga fillimi i luftës, ku 6 mijë prej tyre kanë lënë 19 mijë fëmijë jetimë.

 

Tags