Stoltenberg: NATO nuk do të vendosë forca ushtarake në Ukrainë
(last modified Mon, 22 Apr 2024 09:56:25 GMT )
Prill 22, 2024 11:56 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: NATO nuk do të vendosë forca ushtarake në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) nuk ka plane të përfshijë drejtpërdrejt forcat e saj luftarake në Ukrainë.

Sipas rrjetit MSNBC, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s hodhi poshtë vendosjen e forcave ushtarake të NATO-s në Ukrainë dhe deklaroi: "Megjithatë, anëtarët e këtij pakti të mbrojtjes kanë vendosur personel ushtarak në ambasadat e tyre në Kiev për të ofruar këshilla për zyrtarët ukrainas".

Duke iu referuar miratimit nga Kongresi Amerikan të një pakete ndihmash ushtarake me vlerë më shumë se 60 miliardë dollarë për Kievin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi: "Pas muajsh beteje, kjo paketë ndihme ushtarake u miratua përfundimisht dhe megjithëse nuk është vonë për ta dërguar në Ukrainë, prapëseprapë kjo vonesë disamujore ka pasur pasoja reale negative në fushën e betejës për këtë vend".

Gjithashtu, Stoltenberg duke deklaruar se forcat ukrainase janë përballur me mungesë municioni që prej katër muajsh, tha: "Kjo ndodh ndërkohë që forcat ruse kishin shumë më shumë municion dhe ukrainasit duhej të raciononin municionet e tyre, por gjithsesi, ende nuk është vonë".

 

Tags