Prill 23, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Britania prezanton paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Britania, pas SHBA-së, ka njoftuar planet për t'i siguruar Kievit paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Londrës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak sot do të shpallë zyrtarisht planin e ri të ndihmës për Ukrainën gjatë udhëtimit të tij në Varshavë ku do shkojë për të diskutuar disa cështje me homologun e tij polak Donald Tusk, njoftoi kanali televiziv Rusia Today. Paketa është me vlerë 617 milionë dollarë dhe përfshin më shumë se 400 automjete, 60 skafe dhe një numër të pazbuluar raketash me rreze të gjatë veprimi "Storm Shadow", tha në një deklaratë zyra e Sunak, duke e quajtur atë "furnizimin më të madh ndonjëherë të municioneve kritike". Në justifikimin e kësaj ndihme financiare disa milionëshe, Sunak tha: "Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën dhe nëse Putini lejohet të fitojë këtë luftë ai nuk do të ndalet dhe do t’i drejtohet kufirit polak. Kjo paketë do të përfshijë gjithashtu 1600 raketa sulmuese dhe të mbrojtjes ajrore dhe afro 4 milionë fishekë municionesh të armëve të vogla.

Tags