Prill 23, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Dhjetëra arrestime nga policia në protestat e dy universiteteve në SHBA

Protestat kundër krimeve të Izraelit në Gaza kanë përfshirë prej ditësh disa universitete elitare në SHBA teksa raportohet se forcat policore kanë ndërhyrë sot me forcë për shpërndarjen e tyre.

Policia amerikane veproi dhunshëm për shpërndarjen e protestës me tenda në New York University duke bërë arrestime të shumta.

Dhjetëra studentë u arrestuan gjithashtu në universitetin elitar Yale, ndërsa Columbia University anuloi orët e mësimit.

Në lidhje me protestat e studentëve, Shtëpia e Bardhë dënonte disa “incidente antisemite” që kishin njollosur demonstratat.

Protestat dhe debatet për luftën brutale të Izraelit në Gaza dhe kufizimin e fjalës së lirë në SHBA kanë tronditur kampuset universitare në SHBA që prej nisjes së konfliktit gjashtë muaj më parë.

Protestat universitare në SHBA ishin në qendër të vëmendjes javën që shkoi kur policia e  New York City arrestoi më shumë se 100 demonstrues në kampusin e Universitetit Columbia.

Prej atëherë lëvizja është përhapur në të tjera universitete dhe kampingje protestuesish janë ngritur në Universitin California në Berkeley, në Massachusetts Institute of Technology (MIT), University of Michigan, dhe universitetin Emerson College and Tufts.

Në të gjitha protestat studentët kërkojnë armëpushim në Gaza dhe që institucionet të bëjnë transparencë dhe të distancohen nga kompanitë prodhuese të armatimit dhe nga ata që kanë interesa në pushtimin izraelit dhe ndaljen e dërgesave ushtarake për Izraelin.

 

Tags