Prill 25, 2024 18:32 Europe/Tirane
  • Demonstrata e studentëve francezë në mbështetje të popullit palestinez

Studentët francezë demonstruan në mbështetje të popullit palestinez të Gazës.

Sipas IRNA, në demonstratën e studentëve francezë, e cila u organizua nga Komiteti Palestinez i Universitetit të Studimeve Politike në Paris, studentët kërkuan nga autoritetet që të ndërpresin lidhjet me universitetet dhe kompanitë që janë përfshirë në gjenocidin ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës. Studentët që protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve, i cili ka lënë afro 35 mijë dëshmorë në Gaza, kërkuan t'i jepet fund shtypjes së zërave që mbështesin Palestinën në kampusin universitar. Ndërkohë, sindikata studentore e Universitetit të Studimeve Politike në Paris e quajti vendimin e zyrtarëve të universitetit për të kërkuar praninë e policisë në kampus tronditës dhe thellësisht shqetësues. Protestat në Paris janë ndikuar nga protestat anti-sioniste nëpër universitetet amerikane javën e kaluar. Studentët e universiteteve amerikane kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve me regjimin gjenocidal izraelit dhe kompanitë që marrin pjesë në luftën e këtij regjimi me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze. Qindra studentë u arrestuan në vende të ndryshme gjatë protestave të studentëve të universiteteve amerikane.

 

Tags