Prill 27, 2024 12:53 Europe/Tirane
  • Paketa e armëve prej 6 miliardë dollarësh niset për në Ukrainë

Në vazhdim të qëndrimit anti-rus të vendit të tij, sekretari amerikan i mbrojtjes njoftoi gatishmërinë e Pentagonit për të ndarë 6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të Uashingtonit për Kievin.

Lloyd Austin pas përfundimit të takimit me grupin e kontaktit ukrainas për çështjen e forcimit ushtarak të ushtrisë ukrainase tha: Kjo paketë e mbështetjes ushtarake amerikane për regjimin e Kievit u përshkrua si paketa më e madhe e ndihmës financiare nga Uashingtoni. Paketa përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, predha artilerie, dronë, pajisje anti-drone dhe raketa ajër-ajër.  Duhet theksuar se zëdhënësi i Pentagonit Patrick Ryder ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë nisur dërgimin e armëve të reja në Ukrainë në formën e një pakete ndihme ushtarake.

Tags