Prill 30, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Amnesty International: Izraeli përdor armë amerikane kundër palestinezëve

Amnesty International njoftoi se ushtria izraelite po përdor armë amerikane për të shënjestruar civilët në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, Uashington Post, duke cituar Amnesty International, raportoi se ushtria izraelite përdori armë amerikane kundër civilëve në Gaza, gjë që përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Më herët, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ka raste serioze të shkeljes së mundshme të ligjeve humanitare nga regjimi sionist, të cilat përfshijnë sulmet e përsëritura të ushtrisë izraelite në zonat e mbrojtura dhe infrastrukturën civile, viktimat e larta të civilëve palestinezë gjatë sulmit të ushtrisë. Që nga 7 tetori i kaluar (2023), me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, regjimi pushtues sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës dhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e institucioneve të të drejtave të njeriut përballë krimeve të regjimit uzurpues izraelit ka shkaktuar vazhdimin e vrasjes së grave dhe fëmijëve palestinezë nga makineria e luftës e këtij regjimi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit gjenocidal sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 34 mijë e 488 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 77 mijë e 643 persona.

Tags