Prill 30, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Rusia rrëzon 6 raketa amerikane të lëshuara nga Ukraina

Rusia tha se ka arritur të rrëzojë të paktën gjashtë raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA, të lëshuara nga Ukraina drejt Krimesë.

Në një deklaratë të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase nisën një sulm me raketa kundër Gadishullit të Krimesë gjatë natës, por sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kapën gjashtë raketa të sistemit taktik MGM-140 (ATACMS) të prodhimit amerikan mbi rajon.

“Dhjetë dronë ukrainas, gjashtë raketa taktike ATACMS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe dy bomba të drejtuara Hammer të prodhuara nga Franca u rrëzuan nga mbrojtja ajrore”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Më 24 prill u zbulua se Uashingtoni kishte dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS në Ukrainë javët e fundit. Raketat e sapo dërguara kanë gati dyfishin e rrezes së raketave HIMARS që SHBA filloi të dërgonte në Ukrainë në fund të vitit të kaluar.

Kievi u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të tij perëndimorë që t'i ofrojnë raketa me rreze të gjatë ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.

 

Tags